LajmeMaqedoniTopLajm

Fatmir Bytyçi deklarohet për rastin Alsat

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, i pyetur në lidhje me rastin e Televizionit Alsat, ka thënë se duhet të presin verdiktin final të gjyqësorit dhe sipas tij, pastaj të shihet nëse me të vërtetë duhet të intervenohet në aspekt ligjor ose jo, shkruan Alsat.

“Çdo investitor në RMV duhet të ndjehet i sigurt për shkak se ligjet janë të njëjta dhe sundimi I ligjit nuk ka standarde të dyfishta. Nëse lindin mosmarrëveshje në periudhën e investimeve janë institucionet gjyqësore të cilët duhet të sjellin vendimet adekuate. Për çështjen e Alsatit, mendoj që duhet të presim verdiktin final të gjyqësorit dhe pastaj të themi nëse me të vërtetë duhet të intervenohet ndoshta në aspekt ligjorë ose jo”, ka thënë Bytyçi./ Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close