LajmeMaqedoniTopLajm

Rasti “Alsat”, Kovaçevski: Shpresoj të gjendet një zgjidhje e pranueshme për investitorin

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se është i informuar rreth rastit me pronën e “TV Alsat”, por u shpreh se nuk i di të gjitha detajet. Megjithatë ai shfaqi shpresën për një zgjidhje të pranueshme për investitorin, gjithnjë duke pas parasysh edhe aspektin ligjor.

“Jam i informuar me rastin, detajet nuk i di të gjitha për shkak se për atë rast ekziston procedurë juridike, për të cilën procedurë janë të kyçura organet juridike, por janë të kyçura edhe organet e shtetit, ndërkohë që bëhet fjalë për rast praktikisht të vjetër, në mandat të 5 ministrave të financave. Atë që unë mund ta them si kryeministër është se të gjitha institucionet në suaza të shtetit lidhur me këtë rast, por dhe rasteve të tjera ku bëhet fjalë për investime private duhet të veprojnë në pajtim me ligjin, t’ju përmbahen vendimeve ligjore të cilat miratohen nga ana e gjykatave përkatëse, në punën e të cilave nuk guxon të përzihet asnjë organ shtetëror, nuk guxon të përzihet dhe nuk përzihet për momentin, me shpresë se do të gjendet një zgjidhje, së pari e pranueshme për investitorët, megjithatë në një kornizë ligjore për të cilën do të vendosin organet e jurisprudencës. Sigurisht që më shumë detaje për këtë mund të japin gjykatat si dhe ministria kompetente, në të cilën ka një lëndë të tillë, ku ka një investitor privat me probleme të caktuara rreth pronësisë”, tha Kovaçevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close