
Një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus.
Viktima është identifikuar si E.Dalipi, e cila prej një jave ishte e infektuar me Covid-19. Fillimisht e ndjera ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, e reja është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.
Fatkeqësisht, në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjecares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjes.



