MaqedoniTopLajm

Kontrolli i brendshëm i MPB-së konstatoi se në Prilep nuk ka pasur sjellje joprofesionale

Në stacionin policor Prilep, Shtabi operativ ndihmës dhe Shtabi operativ republikan i zgjedhjeve lokale 2021 nuk regjistroi deklaratë nga ndonjë qytetar ose subjekt juridik se në periudhën para zgjedhore, në ditë e votimit ose në periudhën paszgjedhore nga ana e  nëpunësve policor gjatë ndërmarrjes të veprimeve zyrtare është vepruar  në mënyrë joligjore ose joprofesionale  ose në cilëndo mënyrë është  keqtrajtuar  ndonjë person gjatë kryerjes së detyrës, siç ishte  thënë në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së.

Këtë e kumtuan sot nga Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB prejse janë kryer kontrollet e nevojshme pas akuzave të nxjerra nga partia politike VMRO-DPMNE për keqtrajtim fizik të planifikuar nga ana e  nëpunësve policor të punësuar të RPB – Prilep.

“Në ditën e zgjedhjeve, 17 tetor në Prilep  nuk është dërguar ndonjë automjet për kontrollim teknike, as nuk është shqiptuar ndonjë sanksion për shkelje në komunikacion, që gjithashtu flet se  veprimet e përmendura, nuk kanë ndodhur”, qëndron në kumtesë.

Citohet se MPB është garantues për shprehje të lirë të vullnetit të votuesve në zgjedhje nga viti 2017 deri më sot dhe kjo do të vazhdojë kështu edhe më tutje.

“Apelojmë, që VMRO-DPMNE të ndalet me përhapjen e gënjeshtrave, ndërsa qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale”, nënvizohet në kumtesën e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close