LajmeSport

Konte: Të reduktojmë diferencën e madhe ndaj Liverpullit, Sitit dhe Çellsit

I ardhur në stolin e Totenhamit, në muajin nëntor të vitit të kaluar, trajneri Antonio Konte do ta nisë këtë sezon që nga fillimi në stolin e Spurs.

“Duhet të jemi të aftë që të mos tregohemi arrogantë e mendjemëdhenj. Në 7 muaj nuk mund të reduktojmë një diferencë aq të madhe që kemi me Liverpullin, Sitin dhe Çellsin.  Faza përgatitore shkoi mjaft mirë, e lodhshme dhe impenjative. Por punuam shumë, si nga ana taktike ashtu dhe ajo fizike. Jam i kënaqur pasi pata mundësi të punoja në vijim të idesë që transmetova që sezonin e kaluar”, tha trajneri italian.

Ky pritet të jetë një sezon i rëndësishëm për Totenhamin, që synon shumë me dy ikona si Kejn dhe Son.

“Janë dy lojtarët tanë më të mirë, që mund të luajnë kudo. I shoh të përqendruar dhe të kënaqur që po punohet ndreyshe nga e shkuara. Baza e skuadrës qëndroi e paprekur dhe jemi përpjekur ta kompetojmë më shumë skuadrën me element të rëndësishëm. Do të luajmë në 4 kompeticione të ndryshme, ndaj duhet ritëm e kujdes. Kejn dhe Son do të jenë dy flamurtarët tanë”, u shpreh Konte.

Related Articles

Back to top button
Close
Close