LajmeRajon

Konjufca konfirmon se do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Në një intervistë të shkurtër për RTK, kryekuvendari Glauk Konjufca konfirmoi se do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai e vlerëson si të rëndësishme këtë, sepse është një vizitë e institucioneve të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, si dhe të tjerët, të cilët po gjykohen në Hagë padrejtësisht.

Ai më tej sqaroi procedurën e kërkesës për të bërë një vizitë atyre në Hagë.

“Unë e kam bërë kërkesën më herët, i jam drejtuar Gjykatës së Hagës dhe, nëse është pranuar kërkesa ky është shumë lajm i mirë, sepse kam kërkuar që me 18 dhe 19 qershor që të bëhet kjo vizitë dhe do ta bëjë patjetër, sepse është një proces i vështirë nëpër të cilin po kalon Kosova”, theksoi Konjufca.

Tutje, Konjufca shtoi se kjo që po ndodhë është një padrejtësi e madhe ndaj popullit tonë, ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.

Kjo luftë ka qenë luftë e popullit të Kosovës për liri dhe për çlirim prej okupatorit serb, i cili është përgjegjës për gjenocidin në Kosovë, që nuk i ka kursyer as gratë e fëmijët, e as civilët.

Kryekuvendari Konjufca vlerësoi se lufta jonë ka qenë e drejtë dhe për çlirim.

“Lufta e Serbisë ka qenë pushtuese, okupuese dhe ka qenë e padrejtë. Është një gjykim i vetëm që ekziston për luftën çlirimtare dhe ky është gjykimi i popullit”, deklaroi Konjufca.

Related Articles

Back to top button
Close
Close