LajmeMaqedoniTopLajm

Kongresi i radhës i PDSH-së, mundësi për Thaçin të hap rrugë dhe të ringritë partinë

Partia Demokratike Shqiptare tani më ka filluar përgaditjet për kongresin e radhës i cili pritet të mbahet më 7 korrik 2022 në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Ndryshe PDSH ka pasur disa herë përçarje brenda rradhëve të saj, si largimi i Bardhyl Mamutit, Imer Selmanit, Hysni Shaqirit dhe së fundmi i Ziadin Selës, shkruan Top24.

Rënia e vazhdueshme e PDSH-së gjithnjë ka ardhur për shkak të qasjes së kreut të PDSH-së, kështu deklaroheshin ata që braktisën PDSH-në. Së fundmi PDSH në zgjedhjet parlamentare mezi se siguroi mandatin e kreu të partisë, pas kësaj rënie më të madhe në historikun e PDSH-së kjo parti u bë pjesë e pushtetit së bashku me BDI-në, LSDM-në, LDP-në dhe Alternativën.

Në zgjedhjet e fundit lokale kreu i kësaj partie kërkoi votuesit të PDSH-së në Tetovë që votojnë për Teuta Arifin e BDI-së, duke krijuar në opinion një reagim e sidomos në anëtarësinë e besueshme të PDSH-së.

Organizimi i kongresit më 7 Korrik, është një mundësi ideale që kreu i kësaj partie Menduh Thaçi, të hap rrugë të rinjëve të partisë sidhe të pakënaqurit të kthehen sërish nga partitë tjera që kan aderuar. Zgjedhja e një kryetari të ri në krye të PDSH-së, do të ishte mundësia e vetme dhe e fundit e ringritjes së PDSH-së me theks të veçant që kreu i deri tanishëm të ketë rolin e kryetarit të nderit të partisë.

Ndryshe, nëse Thaçi edhe kësaj radhe nuk do të reflekton atëher PDSH-ja do të perendoj së bashku me momentin e pensionimit të Menduh Thaçit dhe pas nuk do mbetet asgjë nga historia e këtij subjekti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close