LajmeShowbiz

Dafina Zeqiri bën dokumentar për veten

Dafina Zeqiri është padyshim një prej artisteve më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare.

Me një karrierë të gjatë prej 15 vitesh, Dafina numëron projekte të ndryshme dhe hite të shumta teksa mbetet aktive më koncerte e mbrëmje muzikore.

Por, krahas kësaj Dafina ka zbuluar se është në përgatitje të një dokumentuar për të shënuar karrierën e saj të gjatë muzikore.

E ftuar në emisionin “Why Not” me Roza Latin, Dafina ka treguar detaje rreth dokumentuarit duke thënë se pritet të publikohet në fundit të këtij ose më së largu në fillimi të 2023.

“Këtë vit e festoj 15 vjetori e karrierës kam vendosur që në bashkëpunim me një gazetar suedez që është fitues i Grammy që punon mbi 40 vite si gazetar i industrisë së muzikës në Suedi.

Do të  flasim për herë të parë për shumë gjëra sa i përket jetës time, si karrierës ashtu edhe jetës private, për gjëra që nuk kam folur asnjëherë më parë dhe besoj që përfundohet këtë vit dhe do të del në fund të vitit, ose në fillim të 2023 dhe do të dal në televizionet suedeze fillimisht, është në gjuhën angleze dhe atë suedeze”, ka thënë Dafina rreth dokumentuarit.

Ndryshe, teksa fansat e saj presin me padurim një projekt të ri nga ajo, Dafina tashmë ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me Kidën dhe mban titullin “Luje belin”.

Projekti i dyshes po pritet mirë dhe vetëm brenda pak ditësh ka grumbulluar afër 2 milion klikime në kanalin e YouTube.

Related Articles

Back to top button
Close
Close