
Komuan e Tearcës përmes një postimi në profilin zyrtarë të komunës kanë njoftuar se do të mbahen gjashtë forume rurale në kuadër të projektit “Forcimi i komuniteteve në rajonin e Malit Sharr për menaxhim të qëndrueshëm të Brezit të Gjelbër”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Bestbelt, shkruan Top24
“Qendra për Edukim dhe Zhvillim së bashku me Parkun Kombëtar Mali Sharr ju informojnë për mbajtjen e gjashtë forumeve rurale në kuadër të projektit “Forcimi i komuniteteve në rajonin e Malit Sharr për menaxhim të qëndrueshëm të Brezit të Gjelbër”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Bestbelt.
Në këtë projekt, partnerë me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim janë Shoqëria Ekologjike Maqedonase nga Maqedonia e Veriut, si dhe Grupi Lokal i Veprimit LAG Shari nga Kosova. Një nga partnerët institucionalë dhe përfitues i një pjese të aktiviteteve është edhe Parku Kombëtar Mali Sharr.” thuhet në njoftimin e komunës së Tearcës.



