LajmeMaqedoni

Komuna e Bogovinës më në fund instalon nxemjen në shkollën fillore në Kallnik

Shkolla fillore “Dervish Cara ” në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës më në fund do të ketë nxemje qendrore dhe nuk do të ngrohen siç ishin ngrohur deri tani me stufa zjarri. Këtë e ka bërë të ditur sot vet kryetari i Bogovinës Albon Xhemaili në profilin e tij në FB.

Shkolla fillore e vendbanimit Kallnik më herët përgjatë periudhës së dimrit është ngrohur përmes koftorëve, ndërsa tash Komuna e Bogovinës ka mundësuar instalimin e nxehjeve qendrore, gjë që do të plotësoj kushtin më elementar për çdo punonjës dhe nxënës të kësaj shkolle gjatë kohërave të ftohta. Ne mundohemi për çdo shkollë që i përket Komunës tonë të jetë e kompletuar me çfarëdolloj kushti të nevojshëm përkatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close