BotaLajmeTopLajm

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm pjesën jug-lindore të Turqisë.

Tërmeti pati si epiqendër qytezën Siirt pranë Diyarbakërit.

Mediat lokale raportojnë për dëme të vogla materiale, ndërsa për fat të mirë nuk ka të dhëna për të lënduar në njerëz.

Turqia është duke u përballur me lëkundje te vazhdueshme tërmeti gjatë muajve të fundit, ku më i madhi ishte në 30 tetor në zonën bregdetare të Izmirit duke shkaktuar dhjetra të vdekur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close