BotaLajme

Kompanitë më me vlerë në botë, dy prej tyre prodhojnë çipa

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu, të marra nga Marketcap, Nvidia dominon me vlerë tregu prej 3,6 trilionë dollarësh, me vendin e parë me prodhim të çipave, si dhe njësitë e përpunimit grafik me performancë të lartë në treg.

Prodhuesi amerikan i çipave të inteligjencës artificiale (IA), Nvidia, kryeson në listën e 10 kompanive më të vlefshme në botë, teksa kompania Tajvaneze (TSMC), që merret me prodhimin e gjysmëpërçuesve, u rendit e teta në mesin e kompanive më me vlerë në botë. Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu, të marra nga Marketcap, Nvidia dominoi renditjen botërore me vlerën e saj të tregut prej 3,6 trilionë dollarësh, duke rrëmbyer vendin e parë me prodhimin e çipave të saj, zgjidhjeve që ofron për IA-në, si dhe njësitë e përpunimit grafik me performancë të lartë dhe të kërkuara në treg.

Kompania me bazë në Kaliforni kohët e fundit investoi në makina autonome dhe robotë të ngjashëm me njerëzit, duke zgjeruar linjat e saj të ardhshme të produkteve dhe duke arritur një treg më të gjerë.

Apple renditet e dyta në listë me një kapital tregu prej 3,4 trilionë dollarë, i ndjekur nga Microsoft me 3,1 trilionë dollarë. Vijon kompania-mëmë e Google, Alphabet, me 2,2 trilionë dollarë, Amazon me 2,2 trilion dollarë, kompania e naftës dhe gazit natyror Saudi Aramco me 1,8 trilion dollarë dhe Meta Platforms, e cila zotëron gjigantin e rrjeteve sociale Facebook, me 1,4 trilion dollarë. TSMC-ja, prodhuesi më i madh i çipave në botë, u rendit i teti me një kapital tregu prej pak më shumë se 1 trilion dollarë. Kompania prodhon çipa të avancuar 5 nanometër dhe 3 nanometër për gjigantët e teknologjisë si Apple, Nvidia dhe Qualcomm, për përdorim në pajisjet celulare me performancë të lartë dhe aplikacionet e IA-së.

Ndërkohë, konglomerati Berkshire Hathaway u rendit i nënti me një kapital tregu 991,1 miliardë dollarë, ndërsa e 10-ta është kompania Tesla me 953 miliardë dollarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close