LajmeMaqedoniTopLajm

Kompania “Besa Trans” ishte e regjistruar në Qustendil, kishte zyra në Shkup dhe qytete të tjera

Kompania autobusi i së cilës u dogj në një aksident trafiku ku humbën jetën 46 pasagjerë në autostradën Struma në Bullgari, është e regjistruar në Qustendil(qytet në Bullgari), raportojnë mediat bullgare, duke cituar një kontroll të bërë në Regjistrin Tregtar, transmeton Meta.mk.

Agjencia turistike “Besa Trans” funksionon që nga viti 2011, ndërsa nga viti 2019 menaxher i saj është Azdren Zuberi, shtetas maqedonas me origjinë shqiptare, raportojnë mediat bullgare. Kompania ka selinë në Qustendil, por gjithashtu ka disa zyra në Shkup dhe qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk mund t’ju jap informacion. “Unë nuk di asgjë,” tha kompania për “24 çasa”.

Sot rreth orës 02:00 pas mesnate pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Sofjes, një autobus është aksidentuar dhe është djegur, si pasojë e të cilit të paktën 46 persona kanë vdekur. Aksidenti ka ndodhur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi është i kompanisë “Besa Trans” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close