
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg nuk e njeh faljen (abolicionin) e ish-presidentit Gjorge Ivanov nga viti 2016, e cila kishte të bënte me të dyshuarit e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), dhe vendosi se shteti me të drejtë e kishte anuluar atë, shkruan gazeta KOHA.
Nga vendimi i publikuar sot nga Gjykata Evropiane rezulton se shteti kishte të drejtë t’i shfuqizonte faljet, pasi ato ishin miratuar pa bazë ligjore gjatë një krize politike.
“Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se nuk ka pasur shkelje të nenit 6, paragrafi 1 (e drejta për gjykim të drejtë) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të ndërhyrjes ligjore që lejoi anulimin e faljeve presidenciale dhe vazhdimin e procedurave penale kundër parashtruesve të kërkesës”, thuhet në vendimin e gjykatës në Strasburg.
Gjithçka nisi më 12 prill 2016, kur presidenti i atëhershëm i shtetit, Gjorge Ivanov, nënshkroi më shumë se 100 vendime për falje, me të cilat tentoi t’i shpëtonte nga ndjekja penale bashkëpartiakët e tij dhe funksionarët e VMRO-DPMNE, të cilët ishin objekt i hetimeve dhe procedurave të ngritura nga Prokuroria Speciale Publike.



