LajmeMaqedoniTopLajm

“Besa Trans” nga katër kontrolle të inspektorëve ka marr katër padi penale në vitin 2021

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u kall në rrugën Struma në Bullgari ku të gjallë u dogjën 45 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të kovidit në vitin 2021, transmeton Almakos.
Për mediet këtë gjë e vërtetuan nga Inspektorati shtetëror i transportit.

Prej atje thuan se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim i protokolleve kundër Kovid 19, por në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar, gjegjësisht e shënuar në momentin.

Nga Inspektorati thuan se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar, ndërsa në mënyrë transit më shpesh e ka shfrytëzuar vendkalimin kufitar në Deve Bair.

Related Articles

Back to top button
Close
Close