LajmeMaqedoniTopLajm

Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që viti shkollor të fillojë onlajn

Pas konkluzionit të seancës së Qeverisë të martën Plani i MASH-it për vitin shkollor 2020/2021 të shqyrtohet me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe ajo ta japë mendimin  për modelin e mësimit, Komisioni dje në mbledhje solli propozim përfundimtar i cili tani do të duhet të shqyrtohet  nga Qeveria dhe ajo ta sjellë vendimin se si do të punojnë shkollat nga 1 shtatori.

Propozimi është viti shkollor të fillojë onlajn, me dy përjashtime – i pari është për nxënësit e klasës së parë deri në të tretë, për të cilët propozohet  mësimin ta ndjekin me prani fizike,  duke e marrë parasysh  aspektin socioemocionues dhe moshën e tyre, ndërsa përjashtimi i dytë janë shkollat me numër të vogël të nxënësve në paralele – mësimin ta organizojnë  me prani në klasa  nëse atë e lejon gjendja epidemiologjike.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Elizabeta Naumovska paradite  për MIA-n deklaroi se Shtabi koordinues i krizave nga MASH  ka kërkuar t’i riaftësojë  protokollet për modelet e mësimit në bazë të propozimit  të Komisionit dhe të dorëzojë të dhëna se sa shkolla janë me numër më të vogël të nxënësve, të cilat mund të organizojnë  mësim me  prani fizike, në cilat komuna gjenden, kushtet e tyre hapësinore etj. Naumovska tha se grupet e punës  në MASH janë në komunikim  me Shtabin dhe prejse protokollet do të harmonizohen  me propozimin e Komisionit, ai do të vendoset në rend dite  të seancës së Qeverisë, me siguri javën e ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close