316 vjeçe së bashku/Tre motrat e FAMSHME braziliane pjesë e projektit për studimin e jetëgjatësisë!

Tre motra nga Brazil, me një moshë të përbashkët prej 316 vitesh, janë bërë pjesë e një projekti shkencor që synon të zbulojë sekretet e jetëgjatësisë te njerëzit. Motrat, të identifikuara si Zulina de Deus Nunes (103 vjeçe) Zoraide de Deus Mota (104 vjeçe) dhe Levita de Deus Nunes (109 vjeçe) jetojnë në Rio de Janeiro dhe janë njohur si treshja më e vjetër e motrave në botë dhe së fundmi u klasifikuan në Rekordet Guinness.
Ato janë përfshirë në projektin shkencor “DNA Longevo”, të udhëhequr nga studiuesja Mayana Zatz nga Universiteti i Sao Paulos, që synon të analizojë faktorët biologjikë që ndikojnë në plakje të ngadaltë dhe rezistencën ndaj sëmundjeve. Studiuesit po krahasojnë persona mbi 90 dhe 100 vjeç me të tjerë që kanë zhvilluar sëmundje kronike ose rënie të memories, për të identifikuar gjenet mbrojtëse që lidhen me jetëgjatësinë.
Sipas shkencëtarëve, faktorët gjenetikë mund të luajnë një rol më të madh se ata mjedisorë në ruajtjen e shëndetit në moshë të thyer, megjithëse edhe stili i jetesës dhe mbështetja familjare konsiderohen të rëndësishme. Studiuesit shpresojnë që ky projekt të ndihmojë në kuptimin më të thellë të mekanizmave që mbrojnë zemrën, muskujt dhe funksionet njohëse gjatë plakjes, me synimin afatgjatë për të studiuar qindra persona mbi 100 vjeç.



