BotaLajmeTopLajm

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo thirrje qytetarëve të Europës Lindore dhe Ballkanit: Mbroni liritë e fituara nga totalitarizmi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i wshtw drejtuar Europës Qendrore e Lindore: Mbroni liritë e fituara nga totalitarizmi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të mërkurën demokracive të reja të Europës Qendrore e Lindore të mbrojnë liritë e fituara me mund, përballë kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe të tjerë. Ai vuri në dukje se disa vende, ku ai veçoi Bjellorusinë, kanë shënuar hapa prapa.

Diplomati i lartë amerikan tha se rishfaqja e totalitarizmit nuk është një kërcënim abstrakt, që është i kufizuar vetëm në kryeqytete si Moska dhe Pekini, por ishte shfaqur edhe në Europë dhe në territore fqinje me të, në një vend si Bjellorusia ku kanë shpërthyer trazirat pas zgjedhjeve të së dielës që opozita i quan të manipuluara.

Këtë mesazh, shefi i diplomacisë amerikane e përsëriti pas takimit me Kryeministrin çek, Andrej Babis, në konferencën e përbashkët për shtyp:

“Shtypja  naziste dhe sovjetike gjatë shekullit të kaluar e kanë bërë popullin çek shumë të vetëdijshëm për shtypjen që sjellin për popullatën regjimet totalitare. Populli çek e kupton se historia na përcjell mësime dhe na ndihmon të mbrojmë liritë e sotme,” -tha zoti Pompeo.

Lidhur me përpjekjet ruse për të forcuar lidhjet me vende të ish-bllokut komunist, Sekretari Pompeo nënvizoi kërcënimin që paraqet Moska ndaj demokracive europiane.

“Të dy (me kryeministrin çek) jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e Rusisë për të korruptuar demokracinë për të shkatërruar Aleancën Perëndimore. Kam besim të plotë se liria do të fitojë”.

Sekretari i Shtetit theksoi në komentet e tijrolin e NATO-s dhe rëndësinë e modernizimit ushtarak të Aleancës përballë kërcënimeve aktuale. Sekretari i Shtetit vazhdon turneun në Europën Qendrore.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close