LajmeMaqedoniTopLajm

Komisioni Evropian: Maqedonia e Veriut na njoftoi se nuk i përmbush kriteret për Fondin solidar

Siç raportojnë nga MIA, Komisioni Evropian sqaroi se pse Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që nuk fitoi ndihma nga Fondi solidar.

Nga Komisioni Evropian me detaje i sqaruan kushtet për aplikim për ndihmë nga Fondi solidar i Bashkimit Evropian.

Ndihma u aktivizua vitin e kaluar për shkak të krizës shëndetësorë nga coronavirusi me kusht që barra e krizës ndaj buxhetit të jetë mbi 0.3 për qind e të hyrave kombëtare bruto.

Afati për paraqitje ka qenë deri më 24 qershor, ndërsa fondi ka qenë i hapur edhe për vendet që kanë dritë të gjelbër për bisedime me BE-në, përkatësisht për Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe RMV-në.

Nga Komisioni Evropian thonë se me kujdes kanë sqaruar kërkesat për t’i vërtetuar kushtet.

“Sa i përket Fondit solidar, Komisioni dhe Maqedonia e Veriut ishin në kontakt vitin e kaluar, por RMV na njoftoi se ka përmbushur kushtet për të arrijë deri te Fondi solidar”, thonë nga KE.

Ata shtojnë se që nga fillimi i krizës Maqedonisë i është dhënë ndihmë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close