RajonTopLajm

Komandantët të enjten në senacën e tretë para Speciales

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pritet që të enjten të dalin në seancën e radhës para Gjykatës në Hagë.

Mediat bëjnë me dije se seanca e tretë do të fillojë në orën 11:00 mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndryshe, më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /abcnews.al përcjell Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close