LajmeMaqedoniTopLajm

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon dorëheqje nga ana e zv/ministrit të MPB-së, Nazim Bushit

Koalicioni shqiptarë ASH-AAA ka reaguar në lidhje me konferencën për media të Kryeministrit Zaev dhe për aksionet anti-drogë.

“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të aksioneve të ndryshme për kapjen e lëndëve narkotike në vend, ku pas rastit të Haraçinës, para disa ditëve kishim rastin më flagrant të kapjes së familjarit të zv. Ministrit për Punë të Brendshme, Nazim Bushit, të cilit iu kapën mbi 100 kg lëndë narkotike.

Këto aksione vijnë pas paralajmërimeve për propozim ligjit për legalizimin e kultivimit të lëndëve narkotike në Maqedoninë e Veriut, të paralajmëruara nga kjo Qeveri dhe nga vet Kryeministri Zoran Zaev.

Nga ana e MPB deri më sot nuk kemi të dhëna të hollësishme rreth këtyre aksioneve dhe përgjegjësve të tyre, por rasti i fundit i kapjes me lëndë narkotike të një të afërmi të Zv. Ministrit Bushi, na çon të mendojmë se këtu janë të përfshirë edhe eksponent të pushtetit.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon dorëheqje nga ana e zv. Ministrit të MPB, për arsye morale, por edhe për arsye që i njëjti mund të ndikojë në zbardhjen e rastit gjatë hetimeve dhe gjykimit të të njëjtit për veprën penale.

Kryeministri Zaev, sot në një konferencë lidhur me Propozim Ligjin për legalizim të lëndëve narkotike, më shumë ishte i interesuar për përfitimet nga legalizimi I kësaj  industrie, që do të kishte Qeveria, duke mos llogaritur pasojat dhe problemet që mund të shkaktoj ky ligj te qytetarët e vendit.

Ai si duket përshpejton përpjekjet e tij që ky ligj sa më shpejt të kalojë në kuvend dhe me këtë tenton të fsheh edhe rastet e fundit me kapjen e lëndëve narkotike dhe rasteve tjera kriminale që po ndodhin çdo ditë me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Prandaj, ne pyesim Kryeministrin Zaev, a është gjithçka te përfitimi material i Qeverisë?

Koalicioni ASH-AAA nuk mbështet idenë për legalizimin të lëndëve narkotike dhe nuk do të votojmë një ligj të tillë, sepse përveç tjerash dilema jonë është nëse Kryeministri Zaev e ka hallin e ekonomisë familjare apo ekonomisë së shtetit?

A jemi të përgatitur ne si shoqëri dhe si shtet për të kaluar një ligj të tillë, i cili do të legalizoj përdorimin e lëndëve narkotike nga qytetarët?

Fillimisht, Kryeministri Zaev dhe MPB duhet pastruar rastet kriminale me narkotikët, me çka do të duhej një siguri më e madhe për qytetarët në rast legalizimi të kultivimit dhe përdorimit të mjeteve narkotike në vend.

Qytetari në rend të parë!” – shkruan në reagimin e koalicionit ASH-AAA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close