BotaLajme

Kina bën thirrje për përmbajtje pas përshkallëzimit të tensioneve në luftën Rusi-Ukrainë

Kina bëri thirrje për përmbajtje, de-eskalim dhe dialog midis Rusisë dhe Ukrainës pasi Moska përditësoi politikën e saj bërthamore teksa Kievi sulmoi me ​​raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

“Në situatën aktuale, të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qeta dhe të ushtrojnë përmbajtje, duke promovuar de-eskalim përmes dialogut dhe konsultimit, për të reduktuar rreziqet strategjike”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian.

Lin iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vendimin e Moskës zyrtare për të rishikuar pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe faktin që Kievi sulmoi me raketa me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus për herë të parë që nga lufta, e cila filloi në shkurt 2022 dhe tanimë arriti në një mijë ditë.

Ai tha se pozicioni i Kinës për krizën në Ukrainë “është i qëndrueshëm dhe i qartë”.

Pekini shpreson që “të gjitha palët të promovojnë de-eskalimin dhe të angazhohen për një zgjidhje politike të krizës së Ukrainës”, tha Lin, duke shtuar se Kina do të vazhdojë “të luajë rol konstruktiv në këtë drejtim”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close