Sport

Kimmich ‘përfiton’ nga tymi dhe shënon golin e parë në Bundesligë për këtë sezon, edhe Sadio Mane gjen rrjetën

Sezoni 2022/2023 në Bundesliga ka nisur me ndeshjen Eintracht Frankfurt-Bayern Munchen.

Tifozët vendas dhuruan “show” me tymuese në minutën e parë të takimit, ndërkohë që bavarezët kaluan në avantazh që në start.

Joshua Kimmich, një ndër yjet e skuadrës së Julian Nagelsmann, realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke lënë të shtangur portierin Kevin Trapp.

Ishte një tym i madh para portës së Trapp, kur Kimmich gjuajti duke e zënë në befasi portierin gjerman.

 

Në minutën e dhjetë erdhi edhe goli i dytë. Benjamin Pavard gjeti cepin e portës vendase me një goditje të fortë, duke kaluar Bayernin në avantazh të dyfishtë (2-0).

Ndërkohë, Eintrachti, që sezonin e kaluar fitoi Ligën e Evropës, reagoi dy minuta më vonë, por goditja me kokë e mbrojtësit Tuta u ndal nga traversa.

Sadio Mane gjeti golin e parë në Bundesligë në minutën e 29-të, duke treguar që Bayern Munich nuk do të lëshoj pikë në këtë përballje.

 

Jamal Musiala shënoi në minutën e 35-të për 4-0 pas një asistimi të Thomas Muller.

Pjesën e parë e mbyllu goli i Serge Gnarbryt në minutën e 43-të.

Bayern Munich që në start po tregohet shumë i fortë, duke treguar se askush nuk mund ta rrëzojë lehtë nga froni.

Related Articles

Back to top button
Close
Close