LajmeMaqedoniSport

KF Pirok distancohet nga dhuna në fushë dhe kërkon falje publikut

Klubi i futbollit KF Pirok përmes një kumtese publike është distancuar nga ngjarja e ditës së diell ku një futbollist ka sulmuar fizilisht referin.

“K.F. Pirok dënon ashpër këto reagime dhe sjellje në fushë sepse të njejtat nuk kanë hije dhe nuk i pasqyrojnë qëllimet dhe veprimet e Klubit. Njëherit, K.F. Pirok kërkon falje publike tifozëve të cilët në numër jashtëzakonisht të madh ishin prezent në stadium e që nuk patën mundësinë që deri në fund të shijojnë ndeshjen.” thuhet në reagimin e KF Pirok përcjellë Top24.

Reagimi plotë i KF Pirok.

Të nderuar sportdashës,

Na u deshtën disa ditë që të mbledhim veten dhe te dalim në publik pas asaj që ndodhi ditën e diell në ndeshjen kampionale kundër K.F Mërgimtari , ku një lojtar i yni u soll në mënyrë të pahijshme ndaj referit kryesor, që shkaktoi edhe ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 20.

K.F. Pirok dënon ashpër këto reagime dhe sjellje në fushë sepse të njejtat nuk kanë hije dhe nuk i pasqyrojnë qëllimet dhe veprimet e Klubit.

Njëherit, K.F. Pirok kërkon falje publike tifozëve të cilët në numër jashtëzakonisht të madh ishin prezent në stadium e që nuk patën mundësinë që deri në fund të shijojnë ndeshjen.

Gjithashtu ekipit, stafit teknik dhe tifozëve të Mergimtarit, ju kërkojmë ndjesë që një situatë e tillë nuk mundësojë të luhet dhe të shijohet futbolli të diellën, të maten forcat e pse jo të fitoj më i miri.

Shfrytëzojmë këtë shkrim të kërkojmë ndjesë edhe LFK Tetovë për situatën e pakëndshme të krijuar dhe referit kryesor për veprimin e pahijshëm të lojtarit tonë, por edhe të sugjerojmë që të organizohen sa më shpesh takime ndërmjet përfaqësuesve të klubeve dhe referëve që të harmonizohen gjërat dhe të vendosen principe të barabarta dhe të logjikshme, sepse ndonjëherë edhe veprimet dhe vendimet e përshpejtuara shkaktojnë situata të këtilla që më në fund pësojnë klubet, LFK-ja dhe vetë referët.

Ne si klub, nga këto raste marim shembuj dhe tentojmë të përmisohemi në vazhdimësi. Me këtë qëllim ishte edhe mbledhja e mbrëmshme me lojtarët dhe stafin, ku u zotuam që do të vazhdojmë edhe më të fuqishëm edhe më të konsoliduar në ndeshjet në vazhdim, duke respektuar dhe duke kërkuar fair play edhe nga ekipet kundërshtare edhe nga referët edhe nga LFK.

Ne nuk i kemi qëllim intrigat, lojat e pista dhe kurdisjet e çdo forme, qëllimi jonë është përfaqësimi dinjitoz, sepse këtë gjë ua kemi borxh përkrahëave tonë.

Me respekt,
K.F. Pirok

Related Articles

Back to top button
Close
Close