LajmeRajon

Këta janë emrat e 6 zyrtarëve të MPJ-së që u larguan nga Donika Gërvalla

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës 11 punonjësve të kësaj ministri.

“Shota Bukoshi, Bahrije Hoti, Adnan Dragaj, Florim Krasnqi, Enver Buqaj dhe Blerim Canaj” janë disa prej 11 zyrtarëve të larguar nga puna.

Sipas vendimit të MPJ-së, thuhet se “personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm.

Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close