MaqedoniTopLajm

Kërçovarët po helmohen nga TEC-i i Osllomesë

Termocentrali i Osllomesë nuk e pranon përgjegjësinë për ndotjen e Kërçovës, përkundër faktit se qyteti dhe rrethina e tij kanë qenë ndër pesë vendet më të ndotura në vend për vite me radhë. Biologët nga Kërçova alarmojnë se ndotja ndodh për shkak të funksionimit të centralit kur është në funksion. Nga Elektranat e Maqedonisë, nën juridiksionin e të cilave është edhe Osllomeja, pranojnë se qymyri përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilin janë të vetëdijshëm se nuk është lëndë djegëse ekologjike.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV):

“Por, duke pasur parasysh sasinë e vogël të qymyrit që ka miniera, termocentrali operon në periudha shumë të shkurtra në vit. Të dhënat e stacioneve të matjes së ajrit ambiental në Kërçovë tregojnë se ndotja në rajon është e pranishme, dhe e lartë edhe në muajt kur termocentrali i Osllomesë nuk funksionon, gjë që tregon ekzistencën e burimeve të tjera të ndotjes së konsiderueshme.”

Megjithatë, rezultatet e biologut Gafur Ajruli, i cili zhvilloi kërkime në vitin 2014, në fokus e vendosin pikërisht termocentralin. Gjegjësisht, ata treguan se substancat që vijnë gjatë djegies së qymyrit lënë pasoja negative jo vetëm në mjedis, por edhe në shëndetin e qytetarëve.

Vitin e kaluar nuk u përmbushën premtimet e qeverisë se afër Termocentralit të Osllomesë do të ndërtohet central solar. Njoftimet ishin se nuk do të ketë një, por dy centrale të tilla ekologjikisht të pastra në atë vend. Ish kryeministri teknik, Oliver Spasovski, në fillim të vitit të kaluar madje pohoi se sasitë e para të energjisë elektrike do të prodhohen gjatë vjeshtës së vitit 2020. Por, kjo nuk ndodhi. Centrali i parë ende nuk është ndërtuar, ndërsa për të dytin ende është duke u përgatitur dokumentacioni i tenderit./Alsat

Related Articles

Back to top button
Close
Close