
Plicia e Maqedonisë së Veriut ka arestuar kërcënuesin e prokurorëve Joveski dhe Ruskoska në Prilep.
Personi i cili kishte kërcënuar me jetë prokurorët publik Villma Ruskoska dhe Ljubomir Joveski. Sipas disa burimeve, i njejti person është që ka kërcënuar edhe Ruskoskën edhe Joveskin. Për momentin nuk zbardhet identiteti i tij dhe nuk dihet nëse me të vërtetë bëhet fjalë për organizatë terroriste ashtu siç shkruhej në letër.
Joveski pati njoftuar se përmes “Posta Bitola” më 17 janar ka marë një letër kërcënimi me jetë. Aty thuhej se do të vritet nëse nuk vepron për një lëndë të caktuar.
Joveski tha se kërcënimet e tilla nuk e frikësojnë dhe se do të vazhdojë të angazhohet për punë profesionale.



