BotaLajmeTopLajm

Kërcënimi i Trumpit: Do ta shkarkoj Faucin pas zgjedhjeve

Donald Trump ka kërcënuar se do të shkarkojë nga detyra Anthony Faucin, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive në SHBA, gjatë një tubimi të mbajtur në Florida në mesnatë, kur nga zgjedhjet tani e ndajnë vetëm pak orë.

Ndërsa turmat në aeroportin e Majemit Opa Locka thërrisnin “Shkarkoje Faucin”, presidenti i lejoi thirrjet të vazhdonin për disa sekonda para se të përgjigjej: Mos i tregoni askujt, por më lini të pres edhe pak pas zgjedhjeve. Unë e vlerësoj këshillën tuaj, e vlerësoj. “Ai është gabuar për shumë gjëra. Edhe pse është një njeri i mirë, është gabuar shumë”.

Fauci është një nga ekspertët më të njohur në botë të sëmundjeve infektive dhe ka shërbyer për mbi tre dekada si drejtor i institutit kombëtar të sëmundjeve infektive dhe alergjive. Ai është një nga ekspertët kryesorë në taskforcën e koronavirusit të Donald Trump dhe shpesh ka dhënë udhëzime të prera për shëndetin publik që binin në kundërshtim me deklaratat e përsëritura të presidentit për ashpërsinë e pandemisë.

Në një intervistë për Uashington post, mbrëmjen e të shtunës, Fauci tha se SHBA duhet të përgatitet për shumë dhimbje të tjera dhe parashikoi një dimër me 100 mijë ose më shumë raste në ditë dhe një bilanc të rritur viktimash po ashtu./Topchannel

Related Articles

Back to top button
Close
Close