LajmeMaqedoniTopLajm

Kërcënime me bomba edhe në shkollat e Tetovës, evakuohet nxënësit

Sot në orët e paradites, në Gjimnazin e Tetovës dhe në shkollën fillore ” Naim Frashëri” dhe “Goce Dellçev” është raportuar një alarm për bombë, duke shkaktuar panik te nxënësit dhe stafi arsimor.

Sipas informacioneve të para, një mesazh anonim ka njoftuar për një kërcënim të mundshëm, çka ka bërë që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme sigurie.

Policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin nga të dyja institucionet dhe ka rrethuar zonën për kontrolle të detajuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close