
Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, sonte në qytetin e Strugës ka mbajtur takimin konstituiv të themelimit të degës rajonale të forumit të gruas në këtë qytet, shkruan Top24
“Struga është gati për ndryshimet e mëdha, kjo u dëshmua edhe sot me ristrukturimin e Forumit të Gruas dega rajonale Strugë. Me vota unanime delegatet për kryetare zgjodhën znj.Bjondina Asani.
znj. Bjondina Asani do t’i prijë Forumit të Gruas dega rajonale Strugë, së bashku me shumë zonja dhe zonjusha të afta dhe të përgatitura për avancimin e gruas shqiptare në shoqëri!” shkruan Kasami përcjellë Top24.



