LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Tetova ka zemër dhe vullnet për ndryshim dhe fitore (Video)

Sot është organizuar “Marsh Fitues” ku ishte prezenti kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kandidati nga ASH Vullnet Murseli. Marshi fitues filloj nga selia e Lëvizjes Besa në ora 13:00 ku do të përfundoj në sheshin e qytetit. Kandidatët për kryetar Komune do të prononcohen para mediave për mesazhin e marshit, njofton Nistori.

“Përfaqësues të mediave sot ishi dëshmitarë të marshit të fitores, marsh që na bashkon të gjithve pa dallim përkatësie partiake, etnike, fetare apo dallim tjetër. Me këtë aktivitet përmbyllim aktivitetet tona dyjavore për raundin e dytë të zgjedhjeve, me çfarë treguam se ne kemi ofertën më serioze ndaj udhëheqësisë aktuale të dështuar të komunës së Tetovës në krye me Teuta Arifin” deklaroi Bilall Kasami kandidat për kryetar komune në Tetovë.

“Fushëveprimi jonë bazohet në parimet e menaxhimit të mirë për zhvillim të të qëndrueshëm komunal duke u bazuar në këto objektiva strategjike: krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe me perspektivë për të jetuar me të ardhura të mira, infrastrukturë të rregulluar dhe mjedis të pastër, inkurajimin e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe stimulimin e interesave dhe investitorëve, ofrimin e shërbimeve publike të përballueshme dhe cilësore, zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe historike si dhe potencialin turistik, partneritet me qytetarët duke u ofruar mundesi për të marrë pjesë në vendimarje” potencoi Kasami.

Kasami bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës me të drejtë vote pa dallim përkatësie partiake, etnike, fetare ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin të votojnë për ndryshim, duke thënë se ky është shanci më i mirë për një Tetovë ndryshe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close