LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami promovon rrugën e re në Xhepçisht: Investim me ujësjellës, kanalizim dhe asfalt

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e një rruge të re në fshatin Xhepçisht, projekt i cili përfshin infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira për banorët.

Sipas Kasamit, rruga e re ka një gjatësi prej mbi 600 metrash dhe përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal, si dhe asfaltimin e plotë të rrugës.

“Xhepçishti po hyn në një fazë të re zhvillimi”, ka theksuar Kasami, duke shtuar se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.

Ai uroi banorët për realizimin e projektit dhe paralajmëroi vazhdimin e investimeve të tjera infrastrukturore në periudhën e ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close