LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami paralajmëron eko-aksionin për 27 nëntor

Komuna e Tetovës informoi se kryetari i komunës Billal Kasami sot e ka pasur takimin e parë me udhëheqësinë e ndërmarrjes komunale në drejtim të konfirmimit të problemeve komunale dhe gjetjen e zgjidhjeve.

“Desha t’i shoh prej së afërmi të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet ndërmarrja. Së bashku me u.d. drejtorin, Lulzim Shaqiri biseduam për problemet, me të cilat ballafaqohet ndërmarrja, si të dilet nga kjo situatë dhe t’u sigurojmë qytetarëve qytet të pastër pa mbeturina dhe qytet të furnizuar me ujë të pijshëm cilësor. Udhëheqësia e re e NKP-së angazhohet për shërbime më cilësore të qytetarëve”, deklaroi Kasami.

Ai paralajmëroi se për dy javë prej tani do të ketë eko-aksion për pastrimin e Tetovës.

“Më 27 nëntor do të organizojmë aksion njëditor për pastirmin e qytetit, ku së bahku me administratën komunale, shkollat, i ftojmë edhe bizneset private, shoqatat ekologjike, sektorin qytetar dhe çdo qytetar të Tetovës të të na bashkangjiten në aksionin për pastrimin e qytetit”, porositi Kasami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close