
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Karshiaka e komunës së Studeniçanit, ku kanë konsoliduar degën e kësaj parti ka deklaruar se masoviteti në këtë proces konsolidimi, tregon se Karshiaka dhe qytetarët e saj e kanë kuptuar se Lëvizja BESA është subjekti politik që ngjall shpresë dhe din të menaxhoj, mbase atë e kanë parë edhe në vepra fillimisht në komunat Tetovë dhe Zhelinë e tani edhe me qeverisjen e VLEN në pushtetin ekzekutiv, shkruan Top24
Sonte, në Batincë të komunës së Studeniçanit, para një numri të madh kuvendarësh konsoliduam degën e Lëvizjes BESA – Studeniçan, me çrast për kryetar u zgjodh Nusret Aliu.
Masoviteti në këtë proces konsolidimi, tregon se Karshiaka dhe qytetarët e saj e kanë kuptuar se Lëvizja BESA është subjekti politik që ngjall shpresë dhe din të menaxhoj, mbase atë e kanë parë edhe në vepra fillimisht në komunat Tetovë dhe Zhelinë e tani edhe me qeverisjen e VLEN në pushtetin ekzekutiv.
Me të njejtën eufori dhe masovitet do të vazhdojmë në çdo vendbanim ku flitet shqip.



