
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njëherit bashkëkryetar i VLEN po qëndron në Tiranë në “South-East European Prayer Breakfast” ku ka takuar Jorida Tabaku dhe znj. Dolors Montserrat, deputete në Parlamentin Evropian dhe Sekretare e EPP-së, shkruan Top24
Në vigjilje të “South-East European Prayer Breakfast” në Tiranë, pata kënaqësinë të takoj dy zonja të fuqishme të politikës, mikeshën time Jorida Tabaku dhe znj. Dolors Montserrat, deputete në Parlamentin Evropian dhe Sekretare e EPP-së.
Biseduam për zhvillimet politike në rajon, bashkëpunimin evropian, si dhe për procesin e anëtarësimit të VLEN-it në EPP.
Takime të tilla janë dëshmi se dialogu dhe partneriteti mbeten çelësi i rrugëtimit tonë drejt vlerave evropiane.



