
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami po qëndron në Austri në një vizitë zyrtare i shoqëruar nga kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi, shefi i kabinetit Bastri Memedalia dhe zëvendësdrejtori i NPK-Tetova, Daut Memishi ku së bashku kanë vizituar kompaninë “SAUBERMACHER” në Graz të Austrisë, shkruan Top24
Gjatë vizitës në Graz të
Austrisë, sot vizitova kompaninë “SAUBERMACHER” për të parë nga afër se me çfarë kapacitetesh disponon kjo kompani e cila do të menaxhojë edhe me mbeturinat në qytetin tonë. Në takim me përfaqësuesin e bordit Hans Roth, Franc Dikens menaxher dhe përfaqësues të tjerë biseduam për punën dhe aktivitete që do t’i realizojë kjo kompani në Tetovë, për thellimin e
bashkëpunimit dhe përcaktimin e detyrave që dalin nga kontratat mes komunës dhe kësaj kompanie.



