LajmeShowbiz

Bashkë në makinë, Klodi ndan momentin e ëmbël me Elijonën

Elijona dhe Klodi po tregojnë se janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Dyshja simpatike, e cila po përflitet gjerësisht në media, së fundmi u “kap mat” në festivalin e njohur “Alba Festival”, ku u panë mjaft të afërt dhe në momente mjaft intime me njëri-tjetrin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ka qenë vetë Klodi ai që ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në llogarinë e tij në TikTok. Përmes një videoje të shkurtër, ai ka treguar se dyshja po e shijon në maksimum këtë raport.

Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet Elijona në timon duke drejtuar makinën, ndërsa në një moment shfaqet dora e Klodit (i cili po filmonte skenën), që ia kap dorën asaj për ta vendosur mbi këmbën e tij.

Një gjest ky mjaft romantik dhe domethënës, që tregon qartë harmoninë dhe afërsinë mes tyre. Këtë video kaq të ëmbël, Klodi ka zgjedhur ta shoqërojë edhe me mbishkrimin: “Princesha pasagjere”, duke bërë një batutë me rolet e ndryshuara, ku këtë herë ishte Elijona ajo që po ngiste automjetin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close