
“Urime Leo. Njeriu që ndryshoi historinë e futbollit botëror” – Leo Messi, sot më 24 korrik feston 39-vjetorin e lindjes dhe e gjithë Argjentina e duartroket dhe e uron.
Duke nisur nga kombëtarja Albiceleste e drejtuar nga Lionel Scaloni me këtë të fundit që i bëri një urim special për ‘Diez’ e saj.
“Gëzuar ditëlindjen, kapiten” – ishte mesazhi i shokëvë të tij të skuadrës në kombëtaren ende kampione e botës.
Po kështu e gjithë media argjentinase i dedikuan një hapësirë të gjerë ditës speciale të yllit të futbollit botëror me të përditshmen ‘Ole’ që pyeti tifozët: “Çfarë do t’i dhuronit Messit”?
Nga ana e tij Leo Messi në profilin e tij në Instagram postoi një video ku ai shfaqej duke u stërvitur në palestër, ku në sfond dëgjohej kënga e një bande muzikore argjentinase me titullin ‘Toka e kampionëve’.




