LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kreu i Besës, Bilall Kasami gjatë intervistës dhënë në emisionin Click Plus në Tv21 ka thënë se të gjitha ministritë që do ti udhëheq kjo parti do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kasami siguroi se me Ministrinë e Bujqësisë do të ndihmojnë në zgjidhjen e halleve të shqiptarëve që merren me bujqësi.

Ai tha se pas katër viteve shqiptarët do të jenë shumë më të kënaqur me shërbimet që do ti ofroj kuadri i Lëvizja BESA në këtë dikaster.

Ai shton se pozicionet udhëheqëse që i janë caktuar Lëvizjes Besa nuk janë prestigj, por obligim moral dhe përgjegjësi që e ka marrë Besa.

https://www.facebook.com/watch/?v=893246777872733&extid=14crKd6l04MWKM3S

Related Articles

Back to top button
Close
Close