LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami bën thirrje deri tek qytetarët për shfrytëzimin e së drejtës së votës

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot e ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

“Sot si banor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetar i Tetovës, e shfrytëzova të drejtën time kushtetuese për të votuar dhe ndoshta pas 20 ditëve për herë të parë e vëndova krevatën, besoj është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe të Maqedonisë së Veriut sepse kanë mundësin e shenjtë, kanë mundësinë demokratike që të vendosin për të ardhmen e qytetit të tyre, për të ardhmen e komunave të tyre, kanë të drejtë të vendosin për atë se kush do të udhëheq në emër të tyre për katër vitet e ardhëshme” deklaroi para mediave Kasami.

Kasami poashtu bëri thirje për të gjithë qytetarët që në mënyrë masovike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur bashkarisht./Nistori/

Related Articles

Back to top button
Close
Close