
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas takimit të sotëm me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski në lidhje me reformat në arsim ka deklaruar se kanë arritur konsesus të plotë për reformat në arsimin e lartë, shkruan Top24
Sot, në takim me kryeministrin, arritëm konsensus të plotë për reformat në arsimin e lartë.
Versioni final i pakos së ligjeve reflekton kërkesat dhe pritshmëritë e universiteteve në gjuhën shqipe dhe stafit akademik.
Universitetet tona i vendosim në pozitë të barabartë dhe dinjitoze me të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend.
Këto reforma janë angazhim konkret për një të ardhme akademike konkurruese dhe të qëndrueshme.



