KulturëLajmeMaqedoni

“Karnevalet ilire”sivjet (11-12 mars) me koncept të ri: fillojnë në Bozovcë, përfundojnë në Tetovë

Më 11 dhe 12 mars, për të 15-tin vit radhazi, do të mbahet Manifestimi Kulturor “Karnevalet Ilire”, ngjarje kjo e cila këtë vit do të shënohet dy ditë.

Dashamirët e traditës dhe kulturës shqiptare mund ta ndjekin këtë manifestim më datë 11 mars në fshatin Bozovcë, ndërsa në ditën e dytë, më datë 12 mars nikoqir do të jetë qyteti i Tetovës.

Njoftim më të detajuar mbi agjendën dhe aktivitetet e planifikuara, ka dhënë Kryetari i Këshillit Organizativ, Neshat Mehmedi nëpërmjet një ftese publike, ku ai ka shpalosur dhe emrat e shoqërive kulturore të cilat do të marrin pjesë në këtë edicion.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetar, miq, kolegë, profesorë, studentë, nxënës, bashkëkatundarë dhe Ju dashamirë të kulturës ku do qofshi, Ju njoftojmë se manifestimi tradicional “KARNAVALET ILIRE” të Malësisë së Sharrit që mbahen në katundin Bozovcë të Tetovës, këtë vit është dy ditor.
Dita e Parë në Bozovcë
Më 11 mars 2023, do të mbahet Manifestimi Tradicional “KARNAVALET ILIRE” në katundin Bozovcë, dita e shtunë, me fillim nga ora 11:00 dhe do të jenë simbolikë.
DITA E DYTË NË TETOVË
Më 12 mars 2023 , Manifestimi Tradicional “KARNAVALET ILIRE”, do të mbahet në Tetovë, për të dytën herë . Nga ora 11:00 defileu do të fillojë nga Shkolla e Mesme Komunale e Mjekësisë “Nikolla Shtjen” e deri në qendër të Tetovës. Këtij defileu do t’i bashkëngjiten Shoqëritë kulturore: “Xheladin Zeqiri”-Tetovë, “Emin Duraku” – Shkup, “Jahi Hasani” – Çegran, “ dhe “Pellazgët” – Tetovë. Në Sheshin “ILIRIA” manifestimi do të filloj nga ora 12:30 minuta e deri në orën 14:00.
Pjesëmarrja e juaj do e bëjë më madhështorë këtë manifestim tradicional.
Me respekt,
Këshilli Organizativ

Kujtojmë se manifestimi ‘Karnevalet Ilire” për vite me radhë është organizuar në Malësinë e Tetovës deri në vitin 1980 si ngjarje e cila simbolizon ardhjen e pranverës, për t’u rikthyer sërish nga viti 2008, pas disa viteve pauzë. Ndër iniciatorët e parë ka qenë profesor.dr. Fadil Sulejmani i ndjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close