LajmeMaqedoniTopLajm

Bela: Përshkak Izetit dhe Visarit nënat shqiptare në Çair luten mos bjerë shi që të mos permbyten

Kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Çair, Valon Bela përmes një postimi ka akuzuar udhëheqësin e grupit të zjarrit Izet Mexhiti dhe kryetarin e aktual të komunës së Çairit Visar Ganiun se kanë 18 vite në menaxhim të plotë pushtetin lokal por Komuna e Çairit është shndërruar në tmerrin e katastrofës evropiane, shkruan Top24

“Izeti dhe Visari kanë 18 vite në menaxhim të plotë pushtetin lokal por Komuna e Çairit është shndërruar në tmerrin e katastrofës evropiane. Në mes të evropës nënat shqiptare të Çairit luten sa herë që bie shi, të mos përmbyten shtëpitë e tyre paçka futen ujërat e zeza ku krejt në fund i hudhin të gjitha orenditë sepse kundërmojnë nga era e keqe.” shkruan Bela.

Bela më tej ka kërkuar nga Ganiu dhe Mexhiti të pranojnë fajin që kanë katandis Çairin në këtë gjendje dhe të mos bëjnë lojë fjalësh se ai ka fajet ose ky ika fajet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close