KurioziteteLajme

Kapet peshku 5 metra i gjatë, shokohen banorët: Sjell fatkeqësi, bëhuni gati për… (video)

Një peshk “përbindësh”, rreth 5 metra i gjatë, është kapur nga një grup peshkatarësh në Kili. Kjo i futi vendasit në panik kohët e fundit. Peshku në fjalë besohet të jetë pararojë e tërmeteve dhe cunamit, ekspozimi i tyre konsiderohet si një ogur i keq në kultura të caktuara.

Duke banuar në ujërat e errëta të detit të thellë dhe që rrallë shihen pranë bregut, këto krijesa të pakapshme janë peshqit kockorë më të gjatë në botë.

Sipas “The Mirror”, një grup peshkatarësh nga qyteti i Arica në Kili, kohët e fundit u mblodhën për të nxjerrë nag deti peshkun e stërmadh. Vendasit u mblodhën po ashtu shpejt për të parë krijesën e pazakontë, të ngjashme me gjarpërin.

Një video e postuar për herë të parë në TikTok tregon se si peshku i stërmadh 5 metra i gjatë u ngrit me një vinç në ajër për të treguar përmasat e tij reale.

Pamjet u bënë “virale” me mbi 10 milionë shikime në TikTok, ku shumë ishin të bindur se do të sillte fat të keq. Disa shikues thanë se afërsia e krijesës së pazakontë me bregun sinjalizonte tërmete të afërta nënujore.

Ky besim është i rrënjosur në legjendat se peshqit e tillë, që jetojnë midis 200 dhe 1000 metrave thellësi, iu afrohen brigjeve vetëm përpara tërmeteve nënujore. Sidoqoftë, shkencëtarët i kundërshtojnë këto pretendime.

Në vitin 2019, kur dy peshq të tillë u kapën në Japoni, mirëmbajtësi i akuariumit “Uozu”, Kazusa Saiba, i tha CNN: “Nuk ka asnjë provë shkencore për teorinë se këto peshq shfaqen para tërmeteve të mëdha. Sidoqoftë, ne nuk mund ta mohojmë 100% këtë besytni”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close