LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Kapet 22-vjeçari i dyshuar për vrasje në Greqi/ Policia e Maqedonisë së Veriut e dorëzoi tek autoritetet greke

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dhe dorëzuar në Greqi, 21-vjeçarin nga Pakistani, i cili dyshohet se ditë më parë e ka vrarë të dashurën e tij 17-vjeçare greke. Pas kryerjes së veprës, 21-vjeçari përmes Maqedonisë së Veriut është përpjekur të arratiset në vendet e Bashkimit Evropian. Autoritetet e Maqedonisë atë dhe tre persona të tjerë ia ka dorëzuar autoriteteve greke mbrëmë rreth orës 22. Ministri grek i rendit publik, Takis Teodorikakos, ka shkruar se i dyshuari tashmë është në duart e policisë greke dhe do të dalë para organeve të drejtësisë nën dyshimin e vrasjes në Athinë së 17-vjeçares së quajtur Nikoleta. Portali Newsit.gr shkruan se deri në kapjen e të dyshuarit ka çuar telefoni i vjedhur nga 17-vjeçarja si dhe bashkëpunimi i ngushtë i policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close