
Bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet ASH-së dhe Lëvizjes BESA ka hasur në përkrahje nga të gjitha strukturat në çdo komunë.
Kandidati i Lëvizjes Besa në Tearcë, Daut Memishi do ta mbështesë në raundin e dytë kandidatin e ASH-së Nazim Taipin.
Kjo përkrahje u bë publike sot kur dy kandidatët që ishin ën raundin e parë zhvilluan një takim të përbashkët, informon portali “tetova1”.
Në ndërkohë mbrëmë strukturat e të dy partive në Komunë të Tearcës kishin një takim të përbashkët.