LajmeMaqedoniTopLajm

Zaevi: Të dielën votojmë, dilni dhe konfirmoni mundësinë që vendi të vazhdojë përpara

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një video paraqitjeje u bëri thirrje qytetarëve të dielën të dalin të votojnë, siç thotë dhe “ta konfirmojnë mundësinë që vendi të vazhdojë përpara dhe asnjëherë të mos bjerë nën regjim”.

Në vazhdim e transmetojmë fjalimin e kryetarit të LSDM-së në tërësi:

“Të dielën votojmë.

Të dielën sjellim vendim – do të vazhdojmë përpara me mësimet e marra apo do të lejojmë me vendin dhe me qytetet të mbisundojnë pavarësia dhe rreziku?

Të dielën bëjmë zgjedhjen mes politikanëve të sinqertë, të cilët gjithsesi nuk janë të pagabueshëm, por popullorë dhe të hapur, apo ndërkaq, atyre të tjerëve, politikanë pa qëndrim, me agjenda të fshehura, mbrojtës të krimit, politikanë me të cilët nuk e din ku je, të rrezikshëm për shtetin.

Ja ku jam para jush.

Pa arsyetime, pa justifikime dhe pa plane të fshehta. Sinqerisht, meqenëse edhe unë nuk mundem ndryshe. Disa thonë se sinqeriteti ishte dobësia ime, të tjerët do të qeshin me ndonjë gabim nga ngjarjet publike, por unë jam ai, Zoran Zaevi, njëri prej jush, një prej popullit. Kështu që, nuk je hyjni nëse je kryeministër.

Përfundoi koha kur të mëdhenjve nuk mund t’ua përmendje emrin. Fluturonin hakmarrje dhe kërcënime në të gjitha anët. Por ta dini, derisa jam unë këtu – kjo nuk do të përsëritet. Kryeministri edhe do të vazhdojë të jetë i pari mes të njejtëve, asgjë më shumë. Ndërsa i tillë duhet të jetë edhe kryetari i komunës.

ja, për këtë të votojmë të dielën. Prandaj duhet të dalim të gjithë dhe të rrumbullakësojmë çfarë dhe cilët politikanë do t’i udhëheqin komunat, e me atë edhe shtetin. Të sinqertë dhe me këmbë në tokë apo manipulatorë të paprekshëm?

Shumë më tepër kujdes dhe shumë më tepër efikasitet në shërbimin ndaj qytetarëve.

Ky është ndryshimi që e fusim edhe në pushtetin qendror, dhe në atë lokal dhe brenda në LSDM si parti. Bëhet fjalë për ndryshim serioz në raportin dhe reflektimin e shërbimeve nga ana e institucioneve, nga funksionarët dhe nga administrata, drejt jush, qytetarëve, drejt të gjithë juve të cilët me vendimet e juaja e jepni drejtimin edhe të komunave edhe të shtetit.

Ju na thatë, qartë dhe zëshëm, ne dëgjuam, fuqizojmë dhe veprojmë. E përshpejtojmë aparatin shtetëror që t’i shërbejë më shumë dhe më mirë popullit.

Ne lëvizim përpara së bashku ME njerëzit.

Dhe me atë rast ofrojmë ndihmë dhe mbështetje PËR njerëzit. Posaçërisht për të rrezikuarit social, për më të dobëtit dhe të pandihmët në shoqëri. Kjo Qeveri bashkëpunon me biznesin, por nuk është shok me oligarkët.

Ku dëshirojmë të na shkojë shteti?

Shihni katër vitet e kaluara. Krahasoni ato me 11 vitet para tyre. Dhe sillni vendim. Të endemi të pavendosur, ku në lindje, ku në perëndim, gjysmë hapi përpara, tre hapa prapa? A dëshirojmë pasiguri, pa partnerë strategjikë dhe miqësi ndërkombëtare? A jemi për konflikte të reja, për zënka, për qytetarë të rendit të parë apo të dytë?

Nëse e keni përgjigjen për këto pyetje, atëherë sillni vendim.

Të dielën është dita kur duhet ta japim drejtimin për komunat të cilat punojnë për popullin, por edhe për shtetin demokratik dhe bashkëkohor, ndërkombëtarisht të etabluar, partner me fuqitë e mëdha, për shoqëri në të cilën dominon kujdesi për njerëzit, për Maqedoninë e Veriut e cila shkon përpara, stabile, e qetë dhe prosperuese.

Tani na mbetet vetëm një: bashkarisht të punojmë që fëmijët të na mbeten këtu, të jetojnë këtu dhe të punojnë dhe përparojnë këtu, në vendin e tyre. Kjo do të thotë të bashkohemi dhe së bashku të bashkëpunojmë për më shumë vende të punës, për mjedis më të pastër jetësor, për shërbime cilësore për çdo njeri, për më shumë para në çdo familje. Për jetë më të mirë.

Qytetarë të nderuar!

Dilni dhe votoni, realizojeni të drejtën tuaj.

Dilni dhe konfirmoni mundësinë që vendi të vazhdojë të normalizohet, të stabilizohet dhe asnjëherë më shumë të mos bjerë nën regjim! Kursesi prapa.

Rrethoni numrin 12! Zgjidhni më të mirën për ju, për komunën tuaj, për vendin tuaj dhe për atdheun tuaj të përbashkët. Vetëm kështu do të mbetemi në rrugën e vërtetë, strategjike! Vendimi është i juaji. Të dielën, votoni për numrin 12″.

Related Articles

Back to top button
Close
Close