MaqedoniTopLajm

Thaçi mbetet i “vetëm”, kandidatët e PDSH-së nuk e dëgjojnë për koalicionin me BDI-në

Numër i madh i kandidatëve të Partisë Demokratike Shqiptare që garuan në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale i kanë dalë kundër kreut të partisë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Edhe pse Thaçi tha se PDSH-ja ka marrëveshje të nënshkruar me disa anekse me BDI-në për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale numër i konsiderueshëm i kandidatëve, kanë dalë publikisht kundër kësaj marrëveshje, njofton Monitor.mk.
I pari që doli kundër ishte kandidati i PDSH-së nga Tearca, Daut Emini, i cili në “Facebook”, kishte shkruar se nuk ka dalë kandidat për kryetarë për të ndihmuar kriminelët që janë kundër qytetarëve të Tearcës.
“Në dëshpërim të ideatorëve dhe krijuesve të propagandës pistë se kam dalë Kandidat për Kryetar të përkrah BDI-në në rrethin e dytë, ua bëjë me dije edhe tani, para rrethit të dytë: Kanë qenë dhe janë shpifës dhe me ide kriminele, të drejtuara kundër familjeve dhe brezave vet, kundër gjithë qytetarëve të Komunës së Tearcës”, kishte deklaruar Emini, njofton monitor.mk.

Kundër marrëveshjes së Thaçit me BDI-në doli edhe kandidati i PDSH-së në Bogovinë Dashmir Arifi, ky i fundit, i shoqëruar edhe nga kandidati i Besës, Fatmir Sabriu, dolën mbrëmë në krah të kandidatit të opozitës, ASH-AAA, Albon Xhemaili.
Kundër propozim marrëveshjes së Menduh Thaçit doli edhe kandidati i PDSH-së më Strugë, Samir Murtezaoski, i cili zyrtarizoi mbështetjen e tij për Idri Istrefin e ASH-AAA-së dhe mediat njoftuan se ai do ta ndihmojë partinë e Selës kundër Ramiz Merkos.
Për mbështetjen e PDSH-së në Strugë ka shkruar vet kandidati i opozitës, Idri Istrefi. Në “Facebook”, Istrefi ka thënë se kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin./Monitor.mk/

Related Articles

Back to top button
Close
Close