LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili takim me banorët e fshatit Kallnik

Albon Xhemaili sonte ka pasur një takim me banorët e fshat Kallnik për të diskutuar rreth një plan projekti që ishte parashikuar të ndërtohet në këtë vendbanim.

Xhemaili tha se në qoftë se fshatarët nuk pajtohen un do të jem i pari i cili do ta ndaloj ndërtimin e objektit.

Ky objekt u tha se do të ndërtohet si shkollë për persona me aftësi të kufizuara apo ndryshe si objekt ditor.

 

Kujtojmë se ndërtimin e objektit e komfirmoj personalisht kryetari i komunës përmes një postimi në Facebook duke thënë :

▪️Projekt i ri në Komunën e Bogovinës▪️

✍?Sot, kryetari Albon Xhemaili me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska nënshkroi një ndër projektet më të veçanta në Komunën e Bogovinës, themelimin e Qendrës ditore për fëmijët me nevoja të posaçme.

➡️Projekti në fjalë ka vlerë prej 21 milion denarësh, ndërkaq Qendra ditore do të ndërtohet në vendbanimin Kallnik të kësaj Komune dhe do të ketë një kapacitet për kryerjen e shërbimeve totalisht për 24 persona.

✅Me këtë projekt besojmë se do t’ju ofrojmë mundësi të mirë shumë fëmiljeve që do të kenë nevojë.

▪️Punimet për këtë projekt pritet të fillojnë në një kohë shumë të shpejt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close