LajmeRajon

‘Kacafytje’ mes Labinot Tahirit dhe Valon Sylës në rrjetet sociale!

Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, ka kritikuar këngëtarin Labinot Tahiri pas deklaratës së tij për mbledhjen e 200 mijë eurove që t’u blihet veturë ish-krerëve të UÇK-së.
Syla Tahirin e ka quajtur njeri pa shije dhe pa inteligjencë emocionale.

“Çka keni more me këto kerre e mercedesa, a i bëni haubat me politikanë, me regjistrime me emra liderësh e partish… madje edhe hoxhallarët na u kanë bërë mulla mercedesa. Këtij mirë që ia ka falë Zoti një talent si zëri për këndim, se për mend që i ka… e kreativitet minimal, moti Dreqi e kish hangër. Kqyrni çfarë iniciative… kemi mbet që Labi me ju ble kerre atyne me ndihmën tonë. Gërrditshëm”, ka shkruar ai.

Por ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri përmes një postimi më poshtë:

Reagim ndaj Valon knusit! Ah, Valon Syla, çka me të thënë ty në këtë rast?

Me këtë postim, sot veç mundesh me marrë duartrokitje prej atyne që nuk e pëlqejnë këtë ide. Mirëpo, për njohuritë që nuk i paske për mua, po t’i them disa.

Labinot Tahiri ka dërguar mjete edhe në Hagë për çlirimtarët, me përgjegjësi e dashuri, pa të pyet ty.

Labinot Tahiri afro 25 vjet u ka qëndruar pranë familjeve të dëshmorëve dhe vazhdon me kontribu për ish-ushtarët e veteranët e lirisë.

Labinot Tahirin e quajte “kreten”, por ky “kreten” i ka mbi 200 mbrëmje humanitare të dokumentuara dhe mijëra njerëz në nevojë, sidomos të sëmurë me kancer, që bashkë me Zotin dhe popullin kemi arritur me i ndihmu.

Ky Labinot Tahiri ka organizu protesta, ka shtru darka për gurbetqarët, ka marrë iniciativa e ka dhanë prej djersës së vet, ka ndihmuar spitale e dhuru autoambulanca pa ta prek xhepin ty e pa ia marrë asnjë cent shtetit bile frik e pata dergu nje autoambulc te kryetari i VV-se në Podujevë se unë nuk e kqyri partinë e shoh punën dhe kontributin.

E sa për gurbetqarët, unë nuk i shaj me termin gerrnaqa”për me marrë vëmendje. Unë i respektoj, i nderoj dhe nuk ua kthej shpinën vetëm pse sot i kam dy euro më shumë në xhep.

Unë do të vazhdoj me ecë në rrugën teme, me idetë e mia dhe me veprat e mia. Kujt nuk i pëlqen, e respektoj. Por s’kam nevojë me marrë mësime as prej teje e as prej askujt, sepse gjithmonë kam vepru me zemër.

Nuk jam as hoxhë e as prift. Jam veç Labinot Tahiri. E atë që e ndjej në zemër, mundohem me e kthy në vepër.

Tung, analist “i shkëlqyer” e “inteligjent”, siç mendon për veten.

E për fund, veç një pyetje ta kam: çka ke bërë ti për Kosovën, që po e sheh veten ma të mençur e ma të vlefshëm se ky “kreteni”?

Valon Syla dhe ju të tjerët që me pasni fyer ne postim, ju them që kurrë me mirë nuk jam ndjerë ne jeten time se sa tani që po afrohet liria e krerëve te UÇK-së dhe para se ju me me fy, mos harroni se edhe në fondin Sovran Labinot Tahiri ka dhuru mjete”, shkroi Labi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close